Video

Hoxha-Berishës: Ke vrarë njerëz!

Gazetari tha se nuk është pjesë e asnjë bande apo grupi kriminal, ndërsa akuzat e kryedemokratit i quajti si të ulëta dhe akt burracakërie. 

e,k
Hoxha-Berishës: Ke vrarë njerëz!
Artan Hoxha dhe Sali Berisha

TIRANË- Gazetari Artan Hoxha i është përgjigjur akuzave të bëra tre ditë më parë  nga kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha. Ky i fundit e akuzonte Hoxhën si anëtar të "bandës Bajri" në Shkodër. Këtë të hënë, i ftuar në "Të Pa Ekspozuarit", Hoxha u shpreh se ia ka thënë në sy ato që ka pasur Sali Berishës, për të cilin shtoi se i ka duart e "lyera me gjak". 

Gazetari tha se nuk është pjesë e asnjë bande apo grupi kriminal, ndërsa akuzat e kryedemokratit i quajti si të ulëta dhe akt burracakërie. 

Çfarë deklaroi Berisha?

Gjatë konferencës së përjavshme me gazetarët në selinë e Partisë Demokratike, teksa u pyet nga Zëri për arrestimin e Erzen Breçanit, Sali Berisha "shpërtheu" në akuza ndaj gazetarit Artan Hoxha, për të cilin tha se është anëtar i "bandës Bajri". Një ditë para kësaj, në një studio televizve do deklaronte se pas kullës që po ndërtohet te ish-ekspozita qëndron një person i afërt me Berishën.

Poll

MOS HUMB