TIRANË- Italianët janë grupi që ka dominuar në hotelet shqiptare gjatë muajit të fundit të vitit të shkuar. Të dhënat zyrtare të Institutit të Statistikave mbi strukturat akomoduese ne dhjetor tregojnë se vizitorët nga vendi fqinj kanë vijuar të preferojnë vendin tonë si destinacion teksa të dytët mbeten shqiptarët e Kosovës. Në Dhjetor 2025, shumica e vizitorëve jo-rezidentë të cilët u akomoduan në strukturat pritëse në Shqipëri vijnë nga Italia (25%), Kosova (16%) dhe Gjermania (6%). Franca dhe Shtetet e bashkuara kontribuuan me nga 4%, ndërsa 45% e tyre ishin nga vende të tjera. Këto të dhëna reflektojnë prirjen e rritjes së turizmit hyrës nga tregjet kryesore të rajonit dhe Europës.
/ZËRI