
E veshur vetëm me një pallto gëzofi, syze dielli dhe të brendshme të zeza, Heidi Klum ka ndarë fotot toples në Instagram. Heidi Klum ka qenë në qendër të vëmendjes për postimet e saj provokuese në rrjetet sociale vitet e fundit. Supermodelja 50-vjeçare merr shumë komente nga njerëzit në internet, për fotot nudo që ajo poston.
View this post on Instagram
Klum u shfaq si e ftuar në podkastin "Armchair Expert" të Dax Shepherd dhe u pyet për videon që ajo postoi dhjetorin e kaluar, ku ajo pozon e zhveshur pranë burrit të saj. Për këtë ajo u përgjigj:
“Mezi pres të heq këmishën. Dhe në të vërtetë nuk ka të bëjë me asgjë seksi apo ndonjë gjë seksuale. Është çështje lirie”./ZËRI