Qytetërim

‘Bëra seks në hotel’, lojtari gjerman në një rrëfim të pazakontë: Çfarë më tha Bierhof

Ish-sulmuesi Max Kruse tha se pavarësisht se i kishin thënë se ishte paralajmërimi i fundit që merrte, më pas nuk e aktivizuan me Gjermaninë në Kupën e Botës.

D.XH
‘Bëra seks në hotel’, lojtari gjerman në një
Max Kruse

GJERMANI - Që nga fillimi i vitit, Max Kruse (35 vjeç) ka drejtuar një podcast javor së bashku me ish-yllin e Shtutgartit Martin Harnik (36/TuS Dassendorf). Dy shokët së fundmi janë fokusuar te Kombëtarja.

Krusen foli për temë interesante. Tani ish-sulmuesi gjerman po flet hapur për herë të parë për largimin e tij nga Gjermania pak para Kupës së Botës 2014 – viti kur Gjermania u bë kampione e botës. Menjëherë para ndeshjes ndërkombëtare në Angli në nëntor 2013 (1-0), futbollisti i atëhershëm i Gladbach kishte një grua të paautorizuar për vizitë në dhomën e tij në hotelin e ekipit, “Corinthia”. Ai u kap duke bërë seks. Tani Kruse e tregon historinë nga këndvështrimi i tij.

“Ne fillimisht luajtëm poker. Dhe siç jam, më vijnë ide të çuditshme dhe më pas thirra me shpejtësi dikë në dhomën time pas orës 23:00”, tregon Max. “E kisha bërë diçka të tillë edhe më parë. Por jo aq me çmenduri”, tha ai.

Lojtari vijoi më pas rrëfimin. “E lashë gruan brenda, folëm pak”. Max shprehet se më pas i ra dera. “Zemra po rrihte fort. Doja të shikoja nga vrima e çelësit. Hapa derën dhe aty qëndronin Oliver Bierhoff (drejtor menaxhues) dhe Hansi Flick (asistent trajner). Bierhoff tha që ta çoja gruan me të cilën po flija në shtëpi. Dërgoje gruan në shtëpi, ne do të flasim për pjesën tjetër nesër”, shtoi ai.

Të nesërmen pati një diskutim kokë më kokë me Hansi Flick dhe trajnerin e kombëtares Jogi Lov (64). Ata më thanë se e dinë se çfarë ka ndodhur, por se do të ishte paralajmërimi i fundit.

“Më thanë se e dinin se çfarë ka ndodhur. Më thanë po ashtu se pavarësisht se ç’ndodhi, do të luaja futboll dhe se ishte paralajmërimi i fundit që merrja. Nuk më folën ashpër. Mirëpo, pas kësaj, më aktivizuan që nga minuta e parë ndaj Anglisë, më pas më zëvendësuan. Në ndeshje të tjera nuk u aktivizova më. Ishin hipokritë”, tha sulmuesi gjerman. Ngjarja ndodhi më 2014, kur Gjermania fitoi Botërorin./BILD- ZËRI/

Poll

MOS HUMB