Video

Hajdut në Belgjikë, "boss" në Tiranë! Aktivitetet e Elman Abules, Kristian Boçit dhe Eldi Dizdarit

Dokumenti tregon se Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i suksesshëm, në vitin 2004-2005, ka qenë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes. Dhe për këtë aktivitet kriminal në janar 2007 është dënuar në Antverp, Belgjikë me dy vite burgim për “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe Mbajtje dhe tregtimin e sendeve të vjedhura”. Ndërsa me 1 vit burg është dënuar për akuzën e krijimit të bandës së hajdutëve.

F.m
Hajdut në Belgjikë, "boss" në Tiranë! Aktivitetet
Eldi Dizdari, Kristian Boçi dhe Elman Abule

TIRANË- Një informacion koenfidencial i mbëritur në Seksioknin e Hetimit të Krimit Ekonomiko-Financiar pranë Policisë së Shtetit, është bërë shkak për çeljen e një dosje penale mbi aktivitetin tregtar të dy personazheve të njohur, Elman Abule nga Tirana por me shtetësi belge dhe Kristian Boçi nga Shëngjini. Gazetari Elton Qyno shkruan për OraNews se burimi sekret ka informuar se Elman Abule, ishte i përfshirë në veprimtarinë e kundraligjshme të importit të mallrave të rrezikshme, të llojit skorje alumini të ndaluara me ligj për hyrje dhe zhdoganim në Republikën e Shqipërisë.

Dokumenti tregon se Elman Abule, që sot në Tiranë konsiderohet biznesmen i suksesshëm, në vitin 2004-2005, ka qenë në Belgjikë një hajdut i dhunshëm, duke përdorur çelësa të kopjuar dhe metodën e thyerjes. Dhe për këtë aktivitet kriminal në janar 2007 është dënuar në Antverp, Belgjikë me dy vite burgim për “Vjedhje në rrethana rënduese” dhe Mbajtje dhe tregtimin e sendeve të vjedhura”. Ndërsa me 1 vit burg është dënuar për akuzën e krijimit të bandës së hajdutëve.

Letrat që ndodhen në dosje e prokurorisë tregojnë një tablo të qartë mbi aktivitetin kriminal, dyshimet për futjen e mallrave të rrezikshëm në Shqipëri, dënimet penale në Belgjikë, e deri dek miqësia e ngushtë dhe biznesi, që Elman Abule dhe Kristian Boçi, kanë me dy vëllezërit Saimir dhe Eldi Dizdari, ky i fundit një bos ndërkombëtar i trafikut të kokainës që aktualisht qëndron në Dubai. Por qëndrimi i Eldi Dizdarit në Dubai, pritet se nuk do zgjasë dhe shumë kohë. Dizdari, rezulton i dënuar në Itali si pjesë e grupit kriminal “Kompania Bello”, i hetuar disa vite më parë nga prokuroria e Firences.

Sipas informacionit, miku i Eldi Dizdarit, Elman Abule kokntrollon me letra dy kompanitë e aluminit “Rametal” dhe “Fidalba” të hapura në vitin 2014 dhe 2010. Ndërsa ka dyshime të forta se pronari në hije, i këtij biznesi është pikërisht Denis Matoshi alias Eldi Dizdari. Kompania “Rametal”, fillimisht është hapur në 11 mars 2014 nga Kristian Boçi dhe Marisa Nito, gruaja e Elman Abules, ku për herë të parë ky biznes është quajtur “Metalform”. Të dy ortakët zotëronin secili 50 për qind të aksioneve. Por nuk ka kaluar 5 muaj nga themelimi i kësaj kompanie dhe tek ky biznes është shfaqur Eldi Dizdari alias Denis Matoshi.

Në muajin korrik 2014, Dizdari blen përmes një kontrate noteriale, 50 për qind të aksioneve. Dokumentat tregojnë se shitësja në këtë rast ishte Marisa Nito, gruaja e Elman Abules, ndërsa blerësi ishte Dizdari, i cili pretendohet se ka paguar 10 mijë euro, jashtë zyrës së noterit. Për dy vitet në vijim kompania e aluminit “Rametal” është drejtuar nga Kristian Boçi dhe Eldi Dizdari. Por në gusht të vitit 2016, Eldi Dizdari, vendos të largohet nga aksionet e kësaj kompanie, ku përmes një deklarate private (jo noteriale) ai ia shet aksionet Elman Abules, kundrejt një shume financiare prej 10 mijë eurosh. Dy vite më vonë, vendos të largohet dhe Kristian Boçi, i cili i shet kundrejt 100 mijë lekëve të vjetra 50 për qind të aksioneve Elman Abules, i cili tashmë bëhet pronar i plotë i “Rametal”, duke zotëruar aksionet e këtij biznesi përmes kompanisë tjetër të aluminit “Fidalba”, kompani që kryejnë importin e mallkrave të dyshimtë të llojit skorje alumini, të cilat janë ndaluara me ligj për hyrje dhe zhdoganim në Republikën e Shqipërisë, pasi janë të klasifikuara si të rrezikshme dhe me prani të radioaktivitetit.

Sipas dosjes Elman Abule ka qenë i punësuar pranë dy subjekteve të sipërcituar në periudhën Maj 2013 deri në Korrik 2022 dhe paga totale bruto që ai ka përfituar arrin deri në vlerën gati 200 milion lekë të vjetra. Në muajin qershor 2024, prokuroria e Tiranës sekuestroi gati 50 milionë euro pasuri, të cilat zotëroheshin nga Kristian Boçi dhe Elman Abule, si dhe 5 njerëzve të lidhur me ta, Marisa Nito, Drilona Boçi, Ender Boçi, Eliverta Boçi dhe Vladimir Avrami. Tashmë të gjitha pronat administrohen nga Gjergj Xhaferi, inspektori i Agjencisë së Administrimit të Pasurive të Sekuestruara dhe të Konfiskuara. Por me një lëvizje të çuditshme të prokurores së Apelit në Tiranë, Arta Marku, çështja e sekuestrimit të pasurisë u rikthye sërish për rigjykim në shkallën e parë, ku pritet që në ditët në vijim të caktohet një datë gjykimi.

Kristian Boçi, nuk është një personazh jo i njohur në mediat sociale.

I përfolur si biznesmen Kristian Boçi së bashku me bashkëshorten e tij Drilona Boçi, reklamojnë në rrjetet sociale, jetë shumë luksoze, duke tërhequr pas vetes mijëra ndjekës. Ata tregojnë për udhëtimet, frekuentimin e zonave luksoze, veshje të shtrenjta si dhe bamirësi të ndryshme për njerëzit në nevojë./ZËRI

Poll

MOS HUMB