Video

‘Godet’ IA! Ja si duken Kamala Harris dhe Donald Trump në pritje të ëmbël

Në krijimet e inteligjencës artificiale ato shihen të kapur për dore, duke ecur në plazh, duke shkuar në kishë dhe duke u puthur me pasion

F.I
‘Godet’ IA! Ja si duken Kamala Harris dhe Donald Trump në
Kamala Harris dhe Donald Trump

SHBA- Inteligjenca artificiale ka befasuar sërish dhe këtë herë protagonistë janë dy kandidatët për president të SHBA-së, Kamala Harris dhe Donald Trump. Disa ditë pas videos epike të ish-presidentit amerikan dhe Elon Musk duke kërcyer me hitin ikonik të Bee Gees ‘Staying Alive’, të gjithë sytë janë te Kamala Harris dhe Donald Trump.

Në krijimet e inteligjencës artificiale ato shihen të kapur për dore, duke ecur në plazh, duke shkuar në kishë dhe duke u puthur me pasion ndërsa në një moment duket se kandidatja demokrate për drejtimin e SHBA-së mbetet shtatzënë dhe sjell në jetë fëmijën e saj republikane.


Edhe pse kundërshtarë në garë, IA ka një mendim tjetër dhe jo thjesht i pajtoi, por i bëri çift./ZËRI

Poll

MOS HUMB