Video

Gazetari Elton Qyno fiton një tjetër betejë me SPAK

Gjykata e Posaçme vendosi t’i kthente sot dokumentet që iu sekuestruan gazetarit Elton Qyno.

F.m
Gazetari Elton Qyno fiton një tjetër betejë me SPAK
Elton Qyno

TIRANË- Gazetari Elton Qyno ka fituar një tjetër betejë me Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (SPAK). Gjykata e Posaçme vendosi t’i kthente sot dokumentet që iu sekuestruan gazetarit Elton Qyno. Pas seancës së sotme në GJKKO, Qyno tha se këto ishin disa dokumente të siguruara nga burimet e tij dhe se bëhet fjalë për 54 fletë me deklarime të personave të pandehur, të cilat ishin sekuestruar gjatë kontrollit në banesën e gazetarit në dhjetor 2023. Këto dokumente nuk ishin rikthyer as pas një vendimi të Gjykatës së Lartë, por u morën sot prej vetë Qynos. Ky vendim vjen pasi Qyno fitoi betejën me SPAK në Gjykatën Kushtetuese për asgjësimin e materialeve që iu sekuestruan, të cilat do të asgjësohen dhe nuk do të përdoren më si provë në proceset gjyqësore ndaj gazetarit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB