Video

Gara për 'karrigen' e Olsian Çelës: Zoto dhe Pjetërnikaj i bashkohen Xholit

Afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e Prokurorit të Përgjithshëm përfundon më 1 gusht.

zh.ll
Gara për 'karrigen' e Olsian Çelës: Zoto dhe
Foto ilustruese


TIRANË- Gara për postin e Prokurorit të Përgjithshëm është zgjeruar me dy kandidatura të reja. Prokurorja e Prokurorisë së Tiranës, Rovena Zoto (Bozo), ka dorëzuar aplikimin pranë Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP), duke u bërë kandidatja e dytë pas prokurorit të posaçëm të SPAK, Adnan Xholi, i cili aplikoi një ditë më parë. Në garë është futur edhe Ylli Pjetërnikaj, i cili ka dorëzuar dokumentet pranë KLP-së për të kandiduar për drejtimin e Prokurorisë së Përgjithshme, duke e çuar numrin e kandidatëve në 3. Afati për dorëzimin e kandidaturave për postin e Prokurorit të Përgjithshëm përfundon më 1 gusht. Deri atëherë pritet të paraqiten edhe kandidatë të tjerë. Më pas, deri më 14 gusht, KLP do të verifikojë nëse kandidatët plotësojnë kushtet ligjore. Sipas ligjit, KLP i propozon Kuvendit tre kandidatë, nga të cilët duhet të zgjidhet Prokurori i Përgjithshëm për një mandat 7-vjeçar.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB