TIRANË- Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin për Shqipërinë në vijim të misionit të mbajtur në nëntor, ka evidentuar situatën e vendit dhe pikat shqetësuese. Një ndër to mbetet "Paqja Fiskale", ku sipas FMN edhe pse marrëveshja ofron anulimin e borxhit dhe rivlerësimin preferencial të pasqyrave financiare, rrezikon të minojë progresin e mëparshëm në administrimin dhe pajtueshmërinë tatimore. Sa i përket këtin rreziku, Fondi Monetar Ndërkombëtar rekomandon reforma të të ardhurave që favorizojnë rritjen, duke përmirësuar shpenzimet tatimore, duke modernizuar sistemet e taksës së pronës dhe duke përmirësuar administrimin tatimor. Sipas FMN rritja ekonomike pritet të mbetet e qëndrueshme në nivelin 3,5% në vitin 2025 dhe 3,6% në vitin 2026, e nxitur kryesisht nga konsumi privat dhe mbështetja e vazhdueshme e sektorit të turizmit.
/ZËRI