Video

Dosja-AKSHI! Karçanaj lë drejtimin, Agasi jashtë vendit për biznes

Karçanaj e vendosur në masën e sigurisë 'arrest me burg' dhe e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera i ka kaluar kompetencat drejtuese tek Romina Kostani.

F.I

Dosja-AKSHI! Karçanaj lë drejtimin, Agasi jashtë vendit

TIRANË- Dosja e SPAK në lidhje me hetimet për tenderat në Agjencinë Kombëtare të Shoqërisë së Informacionit (AKSHI) ka vënë në lëvizje të akuzuarit. Mirlinda Karçanaj, drejtuesja e AKSHI, ka deleguar kompetencat drejtuese. Karçanaj e vendosur në masën e sigurisë 'arrest me burg' dhe e akuzuar për shkelje të barazisë në tendera i ka kaluar kompetencat drejtuese tek Romina Kostani. Po ashtu, Karçanj ka deleguar edhe kompetencat e Titullarit të Autoritetit Kontraktor për AKSHI-n, ku vendimmarrjet që lidhen me çështjet e sigurisë kibernetike do të ushtrohen nga Enis Ylli. Ndërkohë avokati mbrojtës i Ergys Agasit, Maks Haxhia ka shkuar sot në SPAK, për t’u njohur me dosjen në ngarkim të klientit të tij. Haxhia tha se Agasi nuk është arratisur, por ndodhet jashtë vendit, për të lidhur një marrëveshje në fushën e biznesit. Sipas Haxhisë, Agasi nuk ka pasur asnjë përfitim nga tenderat, dhe personin që akuzohet se ka urdhëruar të rrëmbehej, Gerond Meçen, nuk e njeh fare.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB