
Antonina Kozachenko
TIRANË- Dy vajza të reja nga Ukraina janë gjetur të vdekura në kryeqytet, në zonën që njihet si ‘Selvia’. Antonina Kozachenko dhe Anastasia Lopukhova janë gjetur të pajeta nga mikesha e tyre në banesën që jetonin të treja. Deri më tani raportohet se vdekja e tyre ka ardhur si pasojë e mbidozës së ilaçeve si Xanax, si dhe përdorimi i lëndëve narkotike. Dy viktimat punonin si eskorta. Njëra prej tyre kishte dy muaj që kishte ardhur në vendin tonë, ndërsa dy të tjerat rezulton të kenë hyrë në Shqipëri në datën 1 maj.
Poll