Video

Dy shpërthime tritoli në Shkodër për agjencinë funerale

Hetimet kanë zbuluar se Pllumbaj ka konflikte pronësie për agjencinë funerale me Fierzën.

F.m
Dy shpërthime tritoli në Shkodër për agjencinë funerale
Foto ilustruese

SHKODËR- Benard Pllumbaj, 35 vjeç është shpallur në kërkim, ndërsa motra e tij, me profesion parukiere është vënë në pranga. Të dy, në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë vendosur një sasi lënde plasëse në biznesin dhe banesën e të identifikuarit si Ardian Fierza. Në të dyja rastet, si tek agjencia funerale dhe tek banesa, shpërthimi i lëndës plasëse ka shkaktuar vetëm dëme materiale. Hetimet kanë zbuluar se Pllumbaj ka konflikte pronësie për agjencinë funerale me Fierzën. Nga kontrollet në parukerinë e motrës së Pllumbajt dhe shtëpisë së tyre, janë gjetur dhe sekuestruar: kanabis, armë zjarri, municion luftarak, 1 radio dore si e Policisë, 1 laptop, 1DVR dhe 11 celularë.

Poll

MOS HUMB