Video

Bie dhe aplikacioni MATRIX, zbërthehen miliona mesazhe të grupeve kriminale

MATRIX u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021.

F.m
Bie dhe aplikacioni MATRIX, zbërthehen miliona mesazhe të grupeve
foto ilustruese

TIRANË- Pas Encrochat dhe SkyECC, autoritetet autoritetet kanë zbërthyer një tjetër aplikacion, MATRIX që është përdorur për komunikim nga grupet kriminale. Bisedat e zbardhura pritet të zbërthejnë ngjarje të shumta kriminale që janë zhvilluar pas mbylljes së Encrochat dhe SkyECC. Në total janë zbërthyer 2.3 milionë mesazhe në 33 gjuhë të ndryshme, në të cilat është folur për trafik droge, armësh, pastrim parash dhe vrasje. MATRIX u zbulua për herë të parë nga autoritetet holandeze në telefonin e një krimineli të dënuar për vrasjen e një gazetari holandez në vitin 2021. Shumë shpejt u bë e qartë se infrastruktura e kësaj platforme ishte teknikisht më komplekse se platformat e mëparshme si Sky ECC dhe EncroChat. Themeluesit ishin të bindur se shërbimi ishte superior dhe më i sigurt se aplikacionet e mëparshme të përdorura nga kriminelët, pasi përdoruesit mund t'i bashkoheshin shërbimit vetëm nëse merrnin një ftesë. Por tashmë, edhe ky aplikacion ra! Mbetet për tu parë nëse në biseda ka edhe grupe të përbëra nga shqiptarë.

Poll

MOS HUMB