
TIRANË- Adrian Çela është personi i radhës që thirret në SPAK në kuadër të hetimeve të nisura për ish-deputetin e Partisë Socialiste Jurgis Çyrbja. Çela do të pyetet në cilësinë e drejtuesit politik të qarkut të Durrësit. Për të njëjtën dosje gjithashtu u pyet edhe ish-kryebashkiaku i Durrësit, Vangjush Dako. Çyrbja është vënë në pranga. Sipas SPAK, rezulton se ish-deputeti ka komunikuar përmes aplikacionit të enkriptuar “Sky ECC” me persona të shpallur në kërkim. Gjithashtu, Çyrbja akuzohet se ka siguruar strehë për Altin Hajrin, një person që është shpallur në kërkim për pengmarrjen dhe vrasjen e Jani Prengës si dhe ka informuar subjekte të drejtësisë për lëvizjet e operacionet e Policisë së Shtetit, në mënyrë që tu shpëtonin prangave. Një prej tyre është edhe Kreshnik Farruku alias Kreshnik Budlla.