TIRANË- Sheikët njihen për pasurinë e tyre dhe jetën luksoze, dhe normalisht vendi i familjes më të pasur në botës do mbahej nga Al Nahyan, të cilët udhëheqin emiratin e pasur me naftë të Lindjes së Mesme. Kur je miliarder të futesh në botën e sportit nuk është më një risi dhe familja zotëron klubin e futbollit Manchester City.
Pasuria e familjes Al Nahyan, e cila zotëron 6% të rezervave botërore të naftës, vlerësohet në 305 miliardë dollarë. Superjahti i tyre është aq i madh sa luajnë golf në të, pallati i tyre është tre herë më i madh se Pentagoni dhe flota e tyre e avionëve privatë mund të rivalizojë një linjë ajrore.
Familja Al Nahyan jeton në një pallat presidencial prej 490 milionë dollarësh, i cili është gjithashtu i hapur për publikun, duke e bërë atë një nga atraksionet turistike më të njohura në Lindjen e Mesme.
Flota e megajahteve të familjes është një nga më të mëdhatë në botë, duke përfshirë superjahtet Azzam dhe Blue, me vlerë 600 milionë dollarë secili dhe ndër 10 jahtet më të mëdhenj në botë. Për të llogaritur madhështinë, mjafton të keni parasysh se superjahti Blue kërkon 640 mijë dollarë vetëm për furnizim me karburant. Gjithashtu pjesë e flotës presidenciale të familjes mbretërore janë edhe tetë avionë. Familja ka koleksion prej më shumë se 700 makinash të vendosura në muzetë në Emiratet e Bashkuara Arabe dhe Marok./ZËRI