Video

Braçe propozon zhbërjen e Tregut Agro-Ushqimor

Sipas Braçes, në vendin tonë duhen hapur tregje publike për bujqit, të cilët të mund të shesin prodhimin e tyre pa pasur nevojë për një ndërmjetës që rrit kostot.

F.m
Braçe propozon zhbërjen e Tregut Agro-Ushqimor
Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe

TIRANË- Deputeti i Partisë Socialiste Erion Braçe ka kërkuar që të zhbëhet Tregu Agro-Ushqimor në Tiranë, pasi sipas tij po ndikon në rritjen e çmimeve të fruta-perimeve. Sipas Braçes, në vendin tonë duhen hapur tregje publike për bujqit, të cilët të mund të shesin prodhimin e tyre pa pasur nevojë për një ndërmjetës që rrit kostot. Deputeti socialist thotë gjithashtu se frutat e perimet që tregtohen aktualisht janë të stinës dhe duhet të kishin çmime të drejta, por në fakt janë stratosferike. Tregu Agro-Ushqimor i Tiranës menaxhohet nga EKMA-Albania që administrohet nga biznesmeni Klodian Allajbeu.

Poll

MOS HUMB