Video

Bordi vendos çmimet e reja: "kërcen" nafta, bie benzina

Sipas njoftimit zyrtar, Bordi rrit me 3 lekë çmimin e naftës, e cila do të shihet me 210 lekë për litër nga 209 lekë që u caktua në mbledhjen e dy ditëve më parë.

zh.ll
Bordi vendos çmimet e reja: "kërcen" nafta, bie benzina
foto ilustruese

TIRANË- Bordi i Transparencës ka miratuar këtë të premte çmimet e reja tavan për shitjen e karburanteve në vend. Sipas njoftimit zyrtar, Bordi rrit me 3 lekë çmimin e naftës, e cila do të shihet me 210 lekë për litër nga 209 lekë që u caktua në mbledhjen e dy ditëve më parë. Ndërkohë benzina do të tregtohet me 176 lekë për litër, 2 lekë më pak se çmimi që u caktua në mbledhjen e fundit të bordit. Çmimet e reja hynë në fuqi që prej orës 16:00 të kësaj të premteje dhe të jenë të vlefshme deri në mbledhjen e ardhshme të bordit. Në njoftim, Bordi thekson se në rast të shkeljeve të konstatuara nga operatorë të ndryshëm do të vendoset pezullimi i aktivitetit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB