
Biznesmeni Shkëlqim Fusha
TIRANË- Biznesmeni Shkëlqim Fusha është paraqitur sot në Strukturën e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Fusha është futur në ambientet e Prokurorisë së Posaçme mesditën e sotme, por ende nuk dihet arsyeja se përse është thirrur. Ai është shoqëruar nga avokati i tij.
Shkëlqim Fusha është nën hetim në dosjen e kryebashkiakut të arrestuar të Tiranës, Erion Veliajt. Sipas SPAK, Veliaj ka firmosur një leje ndërtimi në fshatin Yrshek të Tiranës, e cila do të realizohej nga kompania ‘Fusha Shpk’ në pronësi të biznesmenit Shkëlqim Fusha.
Poll