Video

Bien porositë dhe çmimet e apartamenteve

Një faktor tjetër që ka frenuar kërkesën lidhet me hetimet e SPAK.

F.m
Bien porositë dhe çmimet e apartamenteve
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË-Pas bumit të ndërtimeve të dy viteve të fundit, gjashtëmujori i parë i vitit po shfaq shenja ngadalësimi. Monitor shkruan se ka kryesisht një vlerësim në rënie për aktivitetin aktual ndërtues dhe kontratat porositëse. Gjithashtu, edhe çmimet pritet të bien. Ky është niveli më i ulët i ndërtimeve që nga nëntori 2023. Agjentët e pasurive të paluajtshme pohojnë se shtrenjtimi i çmimeve të apartamenteve ka filluar të ndikojë në trendin e rënies së kërkesës për prona, por gjithashtu, rritja e çmimeve në qendër zhvendosi kërkesën në periferi, duke bërë që dhe kjo e fundit të rritet në 1000-1200 euro/m². Një faktor tjetër që ka frenuar kërkesën lidhet me hetimet e SPAK. Sipas agjentëve imobiliarë, blerësitt me të ardhura të rregullta hezitojnë të blejnë në pallate, ndërtuesit e të cilëve mund të jenë objekt i SPAK.

Në vitin 2023, transaksionet e pasurive të paluajtshme arritën në 137 miliardë lekë, ose rreth 1.3 miliardë euro./ZËRI

Poll

MOS HUMB