
INDI- Më shumë se 120 persona kanë vdekur në Indi, mes tyre ishin 108 gra dhe 7 fëmijë. Një turmë prej rreth 250,000 njerëz - trefishi i numrit të autorizuar nga autoritetet - u mblodhën të martën për të dëgjuar një predikues në Hathras në shtetin Uttar Pradesh, rreth 200 kilometra në juglindje të Nju Delhit.
MOMENTI ME VIDEO:
Sipas njoftimit të policisë, predikuesi Surajpal, i njohur ndryshe si “Bhole Baba” po largohej nga tubimi me makinën e tij. Por teksa ai ikte, mijëra besimtarë filluan të bërtasin dhe të vrapojnë drejt makinës, duke shkelur të tjerët që ishin ende ulur. Disa persona, për shkak të terrenit zbritës, ranë në një fushë të mbushur me baltë. Megjithatë, ka raporte të tjera që pretendojnë se turma po vraponte drejt predikuesit vetëm për t'i kapur këmbët.
Pas ngjarjes, kryeministri indian Narendra Modi dha kompensimin prej 2400 dollarësh për të afërmit e të vdekurve dhe 600 dollarë për 28 të plagosurit./ZËRI