Video

Skandal! Deputeti i Mitsotakis dhunon punonjësin e aeroportit

Punonjësi i kompanisë ajrore me të cilën udhëtonte ish-ministri duhet të mos lejonte avionin e linjës Athinë-Kretë të nisej edhe pse ish ministri ishte me më shumë se 10 minuta vonesë.

k.m.
Skandal! Deputeti i Mitsotakis dhunon punonjësin e aeroportit
Lefteris Avgenakis

GREQI- Deputeti dhe ish-ministri i Bujqësisë i partisë "NeaDemokracia", Lefteris Avgenakis ka dhunuar një punonjës në aeroportin “Eleftherios Venizelos”. Mediat greke kanë nxjerrë pamjet e momentit kur Avgenakis nuk përmbahet ndaj punonjësit duke zbuluar edhe shkakun. Sipas "Protothema", punonjësi i kompanisë ajrore me të cilën udhëtonte ish-ministri duhet të mos lejonte avionin e linjës Athinë-Kretë të nisej edhe pse ish ministri ishte me më shumë se 10 minuta vonesë.

MOMENTI ME VIDEO:


Nuk kishte asnjë arsye të rëndësishme, thjesht po konsumonte kafe me miqtë e tij. Kur iu bë lajmërimi i fundit Avgenakis iu afrua punonjësit, e kërcënoi dhe e dhunoi, por në asnjë moment punonjësi nuk reagoi. Pasi ngjarja është bërë publike, një reagim ka ardhur edhe nga vetë ish-ministri. 

“Është e vetëkuptueshme që pranoj heqjen e imunitetit për të marrë përgjegjësitë e mia,”-tha ai duke folur për MEGA, por shtoi se dorëheqjen nuk e mendonte si opsion./ZËRI

Poll

MOS HUMB