
GREQI- Fredi Beleri ndodhet në qeli prej 12 majit të vitit 2023, pasi u arrestuar dhe akuzuar për shitblerje votash, por kjo gjë nuk e ka penguar që të sigurojë një ulëse në Parlamentin Evropian. Më 15 prill të këtij vitit, emri i Belerit u rendit mes 42 kandidatëve për eurodeputet në Parlamentin e BE, nën siglën e partisë “Demokracia e Re”, drejtuar nga Kyriakos Mitsotakis. Kryebashkiaku i zgjedhur të Himarës, i cili edhe është dënuar me 2 vite burg për shit/blerje votash, tashmë po garonte për në PE. Kjo kandidaturë solli përplasje në Greqi. Ministri i jashtëm grek Georgios Gerapetritis kundërshtoi dhe shtoi se se kjo gjë do të sillte përplasje me Shqipërisë, pas një vale të ‘nxehtë’ debati që ishte hapur që nga burgosja e Belerit. Por, partia udhëheqëse këmbënguli pasi kishte bindjen se kjo gjë do të bënte që e djathta ekstreme të grumbullonte më shumë vota. Dhe ashtu ndodhi. Deri më tani, Nea Demokracia, partia në pushtet rezulton fituese me 7 vende në PE.
Por si do të operohet më tej? Si do ta përmbushë Beleri misionin e tij që iu votëbesua sot nga qelia? A është kjo një derë e re përplasjesh me vendin fqinj?
Në momentin që Beleri u prangos, Athina zyrtare kërkoi lirimin e tij, duke pretenduar shkelje të të drejtave të minoritetit. Beleri ka bërë kërkesa të vazhdueshme përmes avoaktit që t’i lejohej të betohei si kryebashkiak i zgjidhur, por të gjitha gjykatat ia kanë rrëzuar. Vendimet janë komentuar vazhdimisht nga pala greke, ndërsa kreu i qeverisë Edi Rama ka qëndruar i distancuar, duke u shprehur se nuk ndërhyn dot në vendimet e drejtësisë. Po tashmë si do të veprohet?
Shqipëria ka jetuar zgjedhjen e një kryebashkiaku në qeli, por jo të një eurodeputeti. Kjo është hera e parë që ndodh dhe na mbetet të shohim se si do të lëvizen gurët nga Greqia për Belerin./ZËRI