TIRANË- Mustafa Martinaj, i ati i Ervis Martinajt, i cili rezulton i zhdukur që prej 9 gushtit të vitit 2022 është paraqitur për erë të parë në GJKKO. Martinaj ishte prezent për seancën e pasurive të djalit tij i njohur si “bosi i lojërave të fatit”, por seanca nuk u zhvillua për mungesat në sallë të prokurorëve të çështjes. Nga ambjentet e GJKKO, Mustafa Martinaj është shprehur se djali i tij është vrarë në Durrës, teksa thekson se ka folur para Byrosë Kombëtare të Hetimit 2 muaj pas ngjarjes. Ai u shpreh se fatin e djalit të tij e dinë të gjithë, përveç medias dhe Prokurorisë. Më herët Mustafa Martinaj, babai i Ervis Martinajt, ka kërkuar zyrtarisht nga Gjykata e Lezhës shpalljen si të zhdukur të të birit. Sipas ligjit, një person mund të shpallet i zhdukur me vendim gjykate nëse mungon nga vendbanimi i tij dhe nuk ka pasur asnjë lajm për të për më shumë se dy vite.
/ZËRI