TIRANË- Emigrantët që kanë ikur nga Shqipëria, tashmë po bëhen qytetarët të vendeve të BE-së me të drejta të plota. Që nga viti 2010, rreth 632 mijë shqiptarë kanë marrë pasaportë në një nga vendet e BE-së, ndërsa vetëm dekadën e fundit janë dhënë 522 mijë shtetësi. Niveli më i lartë ishte në 2016, me rreth 60-67 mijë në vit.
Shifra prej 522 mijë shqiptarësh që kanë marrë një shtetësi të BE-së në dekadën e fundit përkon pak a shumë dhe me tkurrjen e popullsisë në vend që në periudhën gjatë dy censeve 2011-2023 u ul me rreth 420 mijë persona, e ndikuar në pjesën më të madhe nga emigracioni, por dhe nga rënia e shtesës natyrore të popullsisë, si rrjedhojë e lindjeve më të pakta. Italia është shteti kryesor që u mundëson shqiptarëve që të marrin një pasaportë italiane. Greqia është më 'dorështrënguar' për shtetësitë. Në vend të tretë është Gjermania, e ndjekur nga Belgjika.
/ZËRI