
Skuteri
SHBA - Një i ri, që po ngiste skuter elektronik, u arrestua në autostradë.
Policia e Avon dhe Somerset u thirr në autostradën M5 me drejtim verior midis kryqëzimit 25 (Taunton) dhe kryqëzimit 24 (Bridgwater) rreth orës 03:00 të mëngjesit. Jamal Rabeh, 29 vjeç, nga Staplegrove në Somerset, u akuzua për drejtimin e mjetit nën ndikimin e alkoolit.
Ai u akuzua gjithashtu për drejtimin e automjetit pa siguracion dhe se ishte një shofer amator, që po ecte në një autostradë. 29-vjeçari, nga Stanley Close, u lirua me kusht dhe do të paraqitet në Gjykatën e Magjistraturës Taunton Deane më 18 janar./ZËRI/
Poll