
Zambak Gjoni
TIRANË- Zambak Gjoni, ish-drejtor i Paraburgimit të Vlorës dhe ish-drejtuesi i IKMT-së Artjon Rrokaj janë vënë në pranga me vendim të Gjykatës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar. Të dy akuzohen për nxjerrje të sekretit hetimor. Ata dyshohet se në bashkëpunim me njëri-tjetrin kanë çuar në redaksitë e mediave, të dhëna dhe informacione për dosjet që janë ende nën hetim nga SPAK. Hetimi vazhdon dhe pas arrestimit të dy zyrtarëve pritet një operacion që mund të përfshijë edhe emra të tjerë.
Poll