Video

Anëtarësim pa veto në BE? Marta Kos refuzon idenë e Rama-Vuçiç

Kos ka deklaruar se nuk është e sigurt nëse Vuçiç dhe Rama e dinë se sa duhet të arrijnë nëse duan të jenë pjesë e Shengenit.

zh.ll
Anëtarësim pa veto në BE? Marta Kos refuzon idenë e
Edi Rama, Aleksandër Vuçiç dhe Marta Kos

TIRANË-Komisionerja e BE-së për Zgjerim, Marta Kos është shprehur skeptike në lidhje me propozimin e kryeministrit Edi Rama dhe presidentit serb, Alekandër Vuçiç, të cilët bënë thirrje për përshpejtimin e integrimit të vendeve kandidate në tregun e përbashkët të BE-së dhe në hapësirën Shengen, pa marrë të drejtën e vetos. Sipas një artikulli të Politico, Kos ka deklaruar se nuk është e sigurt nëse Vuçiç dhe Rama e dinë se sa duhet të arrijnë nëse duan të jenë pjesë e Shengenit. Komisionerja për zgjerim theksoi se hyrja në strukturat kyçe të BE-së mbetet e lidhur ngushtë me përmbushjen e plotë të reformave dhe standardeve të kërkuara nga blloku. Ndërsa, u bëri thirrje shteteve anëtare të BE-së që nuk mbështesin idetë e Komisionit për zgjerim të propozojnë planet e tyre. Disa javë më parë, në një editorial të përbashkët, Rama dhe Vuçiç shprehën zhgënjimin e tyre për procesin e nisur që nga viti 2013 dhe propozua një qasje të re në procesin e integrimit në BE: Integrim të shpejtë në tregun e përbashkët dhe zonën Shengen, përjashtimin e së drejtës së vetos, dhe në këmbim propozojnë të mos kërkojnë funksione të plota institucionale.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB