Video

Alimehmeti ngre alarmin: Kemi mbi 3 mijë të infektuar me “Ethet e Nilit”

Për rrjedhojë, sipas mjekut, aktualisht në vend kemi mijëra të infektuar, por që nuk po raportohen.

F.m
Alimehmeti ngre alarmin: Kemi mbi 3 mijë të infektuar me “Ethet
Ilir Alimehmeti

TIRANË- Mjeku epidemiolog Ilir Alimehmeti ka deklaruar se rastet e infektimeve me “Ethet e Nilit” në Shqipëri janë shumë më tepër se sa janë raportuar. Në një prononcim për ZËRI-n, Alimehmeti tha se 17 të infektuar janë shumë pak për të sjellë 3 fatalitete, ose e thënë ndryshe 3 viktima. Për rrjedhojë, sipas mjekut, aktualisht në vend kemi mijëra të infektuar, por që nuk po raportohen.

Ilir Alimehmeti: Vdekshmëria nga kjo sëmundje është e shkallës 0.1%, PRA 1 NË 1000 humb jetën. Nëse ne kemi 3 humbje jete, atëherë kemi të paktën 3 mijë të infektuar. 800 nuk kanë asnjë simptomë fare, mbi 2000 që mbetën, përgjithësisht kanë shenja të lehta, dhimbje barku, dhimbje muskujsh, temperaturë, pra shenja të lehta, jo shume specifike. Ama 10 prej tyre do të shfaqin simptoma të prekjes së sistemit nervor qendror. Dhe këto janë rastet që flet ministria, 99% të rasteve i harron.

Poll

MOS HUMB