
EMIRATET E BASHKUARA ARABE- Dubai njihet për luksin e tij, por pakkush e di se në Dubai policët kanë mundësinë të patrullojnë edhe me makina superluksoze si Lamborghini Aventador dhe Bugatti Veyron.

Regjistrimi në Akademinë e Policisë në Dubai është relativisht i thjeshtë. Është e nevojshme të keni njohuri bazë të gjuhës angleze, një pasaportë, një diplomë të shkollës së mesme dhe një patentë. Akademia pranon edhe të huajt pasi që gjithnjë e më pak banorë vendas tregojnë interes për karrierë në polici.
"Prania e këtyre makinave luksoze patrulluese ka rritur ndjeshëm besimin e turistëve tek policia dhe ka reduktuar shkeljet e trafikut,"- të paktën kështu pretendon Policia e Dubait.

Sipas hulumtimeve të policisë, mbi 80% e turistëve kanë deklaruar se kanë besim të plotë tek Policia. Ideja e makinave luksoze të patrullës e ka origjinën nga ish-shefi i policisë së Dubait, Dhahi Khalfan Tamim, i cili kërkonte që t'u bërë përshtypje turistëve./ZËRI