Video

Alarmohet Lindja e Mesme! Izraeli sulmon Iranin

Tre persona janë vrarë në Izrael dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet iraniane , thanë autoritetet izraelite.

F.I
Alarmohet Lindja e Mesme! Izraeli sulmon Iranin
Lufta

IRAN- Bota ka kthyer sytë nga një konflikt I ri mes Izraelit dhe Iranit. Irani nisi një valë të re raketash drejt Izraelit mëngjesin e sotëm, duke i dhënë fund një nate sulmesh midis dy palëve që shkaktuan shpërthime të shumta dhe shkatërrime në Tel Aviv dhe Teheran. Tre persona janë vrarë në Izrael dhe dhjetëra të tjerë janë plagosur nga sulmet iraniane , thanë autoritetet izraelite.

Irani raportoi të paktën 78 persona të vrarë në sulmet izraelite dhe 320 të plagosur, kryesisht civilë. Ministri i mbrojtjes i Izraelit tha se Irani kishte “kaluar vijat e kuqe” duke qëlluar qendrat e popullsisë civile. Nga ana tjetër, Irani u zotua për një “përgjigje shkatërruese” ndaj sulmit izraelit dhe tha se do t’i intensifikojë sulmet e tij. Sulmet vijojnë ndërsa, reagime të shumta ka pasur edhe nga liderët botërorë. Izraeli ka këmbëngulur vazhdimisht për një opsion ushtarak për të ndaluar programin bërthamor të Iranit. Irani ka këmbëngulur vazhdimisht se nuk po ndërton një bombë dhe se programi i tij bërthamor është për qëllime energjetike. Donald Trump ka fajësuar Iranin për refuzimin e propozimeve të SHBA-së për pasurimin e uraniumit dhe paralajmëron për sulme më brutale që do të vijnë.

Poll

MOS HUMB