Video

Vëllai i Nuredin Dumanit ngelet në burg, lirohet Armis Stafa

Armis Stafa akuzohet se ka pastruar paratë e grupit Çopja në Elbasan.

F.I
Vëllai i Nuredin Dumanit ngelet në burg, lirohet Armis Stafa
Dashnor Dumani

TIRANË-Dashnor Dumani dhe Armis Stafa, të cilët u ekstraduan nga Dubai më 11 qershor, si pjesëtarë të grupeve kriminale, kanë dalë ditën e sotme para Gjykatës së Posaçme. Për vëllain e të penduarit të drejtësisë, Nuredin Dumanit, GJKKO ka lënë në fuqi masën arrest me burg. Dashnor Dumani dyshohet nga SPAK për përfshirje në masakrën e Bradasheshit, ku mbetën të vrarë tre persona, Endrit Alibej, daja i tij Arben Dylgjeri, dhe Erdal Durunay, një shtetas turk që i shoqëronte. Po ashtu, dyshohet se ka marrë pjesë edhe në grabitjen e ndodhur në pistën e aeroportit të Rinasit. Masa ka ndryshuar për Armis Stafën, i cili nga “arrest në burg” është lënë në “arrest shtëpie”. Armis Stafa akuzohet se ka pastruar paratë e grupit Çopja në Elbasan.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB