Video

AKUZA brenda PD/ Kalaja: Tabakut ia bleu Rama votat

Por edhe pse akuza është e fortë, nga ana e Tabakut ende nuk ka asnjë reagim.

F.m
AKUZA brenda PD/ Kalaja: Tabakut ia bleu Rama votat
Adriana Kalaja dhe Jorida Tabaku

TIRANË- Jorida Tabaku mori mbi 20 mijë vota në Tiranë, duke u bërë më e votuara për Partinë Demokratike, por edhe në rang vendi. Por, për kandidaten tjetër të listës së hapur të Tiranës, Adriana Kalaja, votat e Tabakut nuk janë të sajat. Në një koment të bërë në rrjetin social "Facebook", Kalaja hedh dyshime se Tabaku është suportuar nga vetë kryeministri Edi Rama për të grumbulluar numrin e votave preferenciale që do t'i siguronin një vend në sallën e Kuvendit për një tjetër mandat 4-vjeçar. Por edhe pse akuza është e fortë, nga ana e Tabakut ende nuk ka asnjë reagim. Postimi i fundit në rrjetet e saj sociale është ai i falenderimit për të gjithë ata që e votuan në zgjedhjet parlamentare të 11 majit. Për nga numri i votave, Tabaku është ndër më të votuarat, duke siguruar më shumë se 20 mijë vota në të gjithë qarkun e Tiranës. I dyti më i votuar pas saj ishte mjeku Ilir Alimehmeti.

Poll

MOS HUMB