Video

Berisha, zyrtarisht i pandehur në dosjen “Partizani”

Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë zyrtarisht të pandehur bashkë me të akuzuarit e tjerë në lidhje me dosjen si: biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja e kompanisë 'Homeplan', Andia Pustina.

k.m.
Berisha, zyrtarisht i pandehur në dosjen “Partizani”
Sali Berisha

TIRANË- Pas shtatë muajsh seanca, Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka kaluar për gjykim dosjen e ish-kompleksit sportiv Partizani. Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha, dhëndri i tij, Jamarbër Malltezi janë zyrtarisht të pandehur bashkë me të akuzuarit e tjerë në lidhje me dosjen si: biznesmeni Fatmir Bektashi, Xhimi Begeja dhe financierja e kompanisë 'Homeplan', Andia Pustina.

Gjatë seancës së zhvilluar me dyer të mbyllura avokati i kryedemokratit Sali Berisha, Genc Gjokutaj kërkoi pavlefshmëri të vendimeve që ka dhënë gjyqtarja Irena Gjoka.

Sipas mbrojtjes, gjyqtarja ka qenë e dënuar dhe vendimet e saj janë të pavlefshme. Por, gjykata e rrëzoi këtë kërkesë. Në një prononcim për mediat pas përfundimit të seancës, Gjokutaj e konsideroi këtë vendim si të diktuar nga kryeministri Edi Rama dhe tha se bashkë me Berishën do të gjejnë një alternativë tjetër për t’i bërë ballë çështjes, që e konsideroi paligjshmëri.

Sot kreu i PD, Sali Berisha ka lëshuar sërish akuza të rënda ndaj kryetares së Gjykatës së Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO), Irena Gjoka, pas paraqitjes së tij tek prokurorët e SPAK në kuadër të masës “detyrim paraqitje”. Berisha shtoi se ajo duhet të jetë subjekt i ligjit dhe e akuzoi se ka mashtruar institucionet shqiptare në disa raste./ZËRI

Poll

MOS HUMB