Video

Krimet zgjedhore, SPAK e BKH zhvillojnë hetime në Elbasan

Hetimet janë përqendruar si në fazën parazgjedhore, ashtu edhe në ditën e votimit.

F.m
Krimet zgjedhore, SPAK e BKH zhvillojnë hetime në Elbasan
Foto Ilustruese

TIRANË- Pas zgjedhjeve të 11 majit, Prokuroria e Posaçme dhe Byroja Kombëtare e Hetimit po vijojnë punën intensive në terren, duke hetuar krimet e mundshme zgjedhore. Këtë herë kanë zbarkuar në Qarkun e Elbasanit.

Hetimet janë përqendruar si në fazën parazgjedhore, ashtu edhe në ditën e votimit. SPAK dhe BKH po mbledhin prova, dëshmi dhe materiale që mund të dokumentojnë raste të tilla si blerje vote, kërcënime ndaj votuesve, shfrytëzim i paligjshëm i administratës publike nga ana e disa kryebashkiakëve për qëllime elektorale apo përfshirje të disa bizneseve të mëdha si edhe të grupeve të strukturuara kriminale në procesin zgjedhor. Aksionet e SPAK janë shtrirë në disa qytete të vendit, ku agjentët kanë zbarkuar disa herë në Elbasan, Peqin, Librazhd, Malësi e Kavajë dhe disa zona të tjera.

Poll

MOS HUMB