
TIRANË- Ka nisur zbatimi i Aministisë Penale, nga e cila do të përfitojnë lirimin nga burgu 700 persona, ndërsa 400 të tjerë përfitojnë ulje dënimi. Nga amnistia përfitojnë edhe 2 700 persona në shërbim prove. Sipas zbardhjes që ligjit i është bërë në Fletoren Zyrtare, nga kjo amnisti do të përfitojnë personat që u ka marrë formë të prerë dënimi deri në datën 31 mars 2024. Nga amnistia kanë përfituar të dënuarit burra që u kanë mbetur pa vuajtur më pak se 4 vjet dhe gratë e të miturit që u kanë mbetur 5 vite. Gjithashtu përfitojnë gratë që janë mbi 50 vjeç, burrat mbi 60 vjeç dhe personat që kanë qenë nën moshën 18 vjeç kur kanë marrë dënimin.