TIRANË- Presidenti Donald Trump ka firmosur zyrtarisht marrëveshjen për Bordin e Paqes, ku ishin të pranishëm vetëm 19 shtete, shumë më pak se pritshmëritë që kishin pasur më herët zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë. Ajo që ra në sy ishte mungesa e të gjithë krerëve të vendeve të BE, me përjashtim të Hungarisë, ndërsa Trump nuk u kursye as ndaj të pranishmëve, kur tha: Janë nja dy tre këtu që nuk i duroj dot, po janë njerëz të jashtëzakonshëm. Në takim ishte e pranishme presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, ndërsa mungoi kryeministri shqiptar Edi Rama. Ky i fundit, ishte i pranishëm në seancën plenare të kësaj të enjteje, ku zgjodhi një formë ironike për t’u përgjigjur për mungesën e tij në Davos, duke thënë se ka zgjedhur të mikpresë vajzën e Donald Trump dhe jo të pranonte ftesën e babait.
/ZËRI