TIRANË- Për dekada, Shqipëria bëri hapa para në rritjen e eksporteve duke përmirësuar bilancin e saj tregtar dhe varësinë nga importet, por në tre vitet e fundit, situata ka ndryshuar në të kundërt. Treguesi i mbulimit të importeve me eksport shënoi 39% në vitin 2025, niveli më i ulët në 14 vite sipas të dhënave zyrtare të INSTAT. Pas vitit 2022, vërehet një përkeqësim i shpejtë i raportit, çka tregon një zgjerim të fortë të deficitit tregtar, ku importet po rriten ndjeshëm më shpejt se eksportet, teksa eksportet po humbasin konkurrueshmërinë. Forcimi i lekut në vitet e fundit ka ulur vlerën në lekë të eksporteve dhe njëkohësisht ka bërë importet relativisht më të lira, duke penalizuar konkurrueshmërinë e eksporteve dhe duke nxitur më tej importet.
/ZËRI