Video

SPAK 'kopsit' dosjen për Aldo Avdylajn

Avdylaj ishte shpallur në kërkim nga SPAK, për financimin dhe organizimin e vrasjes së Edmir Bregut, si dhe tentativën për eleminimin e Durim Bamit.

zh.ll
SPAK 'kopsit' dosjen për Aldo Avdylajn
Aldo Avdylaj

TIRANË-Prokuroria e Posaçme ka mbyllur hetimet dhe ka dërguar për gjykim dosjen ndaj Aldo Avdylaj, në kuadër të operacionit “Revanshi”. Avdylaj, i cili ra në prangat e policisë muajin e kaluar në Tiranë, në një operacion që kërkoi dhe ndërhyrjen e RENEA-s për shkak të rrezikshmërisë së tij, ishte shpallur në kërkim nga SPAK, për financimin dhe organizimin e vrasjes së Edmir Bregut, si dhe tentativën për eleminimin e Durim Bamit. Avdylaj akuzohet nga SPAK për veprat penale “Vrasja me paramendim”, kryer për hakmarrje, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, të kryera në kuadër të grupit të strukturuar kriminal, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB