Video

Lirohet nga burgu ish-e dashura e Safet Bajrit

Sipas saj ditën kur ka ndodhur vrasja e Fatbardh Licit, ka qenë në Tiranë dhe pretendon se nuk e ka përdorur asnjëherë makinën e Astmer Bilalit.

F.I
Lirohet nga burgu ish-e dashura e Safet Bajrit
Safet Bajri dhe Eria Ago

TIRANË-Eria Ago, ish-e dashura e Safet Bajrit, është liruar nga qelia. Gjykata e Posaçme e Apelit ka zbutur masën nga “arrest në burg” në “arrest shtëpie”. Prej muajsh, Eria Ago mbahet në paraburgim në Pojskë, pasi dyshohej se ndihmoi Bajrin per tu larguar në vrasjen e Fatbardh Licit. Ago ka mohuar akuzat e ngritura ndaj saj, duke thënë se nuk ka dijeni në lidhje me ngjarjen e ndodhur më 10 gusht 2018 në Shkodër, ku u vra Fatbardh Lici. Sipas saj ditën kur ka ndodhur vrasja e Fatbardh Licit, ka qenë në Tiranë dhe pretendon se nuk e ka përdorur asnjëherë makinën e Astmer Bilalit. Mirëpo, sipas dosjes së SPAK rezulton e kundërta. Eria Ago akuzohet se ka transportuar nga Shkodra në Tiranë, Astmer Bilalin. Më 10 gusht të vitit 2018, Eria ka qenë në timonin e mjetit dhe ka ndihmuar në arratisjen e Astmer Bilalit, duke e sjellë nga Shkodra në Tiranë.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB