Video

Prokuroria e Tiranës kërkon 3 vite burg për Mariela Berishën

Mariela Berisha aktualisht ndodhet në masën “arrest shtëpie”.

F.m
Prokuroria e Tiranës kërkon 3 vite burg për Mariela Berishën
Mariela Berisha

TIRANË-Prokuroria e Tiranës ka kërkuar 3 vite burg për Mariela Berishën që dhunoi Klea Prengën verën e kaluar. Me gjykim të shkurtuar, Mariela Berisha do të dënohet me dy vite burg, nëse shpallet fajtore. Ndërsa për të motrën, Antonela Berisha, Prokuroria ka kërkuar 3 vite shërbim prove që me gjykim të shkurtuar i zbret në dy. Mariela Berisha aktualisht ndodhet në masën “arrest shtëpie”. Klea Prenga u qëllua me gotë në fytyrë nga Mariela Berisha gjë që i shkaktoi dëme të konsiderueshme.

Ngjarja erdhi pasi Klea Prenga kishte krijuar një lidhje me Mir Pepën, personin që Mariela Berisha ka një djalë./ZËRI

Poll

MOS HUMB