TIRANË-Gjykata e Posaçme AntiKorrupsion ka dhënë vendimet e formës së prerë për të pandehurit e dosjes “Metamorfoza 2”. Tetë vite burg për ish-shefin e Krimeve, Dedan Gjoni, 10 vite për Ismail Zeneli, 6 vite për Bujar Ajetin, 4 vite për Adrian Cenaj (Dedja), 8 vite për Besmir Muratin dhe 8 vite për Albert Prengën. Gjashtë të pandehurit akuzoheshin për trafik droge dhe për sigurim kushtesh për vrasjen e dy vëllezërve, Edmond dhe Albert Nela. Ismail Zeneli, i ekstraduar në vendin tonë më 23 gusht 2024, ishte organizatori i planit për vrasjen e dy vëllezërve, që sipas hetimeve, e kërkonte si formë hakmarrjeje pasi dyshonte se ata ishin autorë të vrasjes së vëllait të tij në Britaninë e Madhe në vitin 2013. Për të realizuar planin, Zeneli bashkëpunoi me ish-shefin e komisariatit Dedan Gjoni. Ky i fundit siguronte informacione mbi lëvizjet e dy vëllezërve dhe të afërmve të tyre gjatë vitit 2020.
/ZËRI