Video

Kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj i shtohet një tjetër akuzë

Kjo vepër penale dyshohet se i atribuohet futjes së celularit në qeli, përmes të cilit Veliaj ka postuar vazhdimisht në profilin e tij në Facebook.

F.m
Kryebashkiakut të arrestuar Erion Veliaj i shtohet një tjetër
Erion Veliaj

TIRANË- Kryebashkiaku i arrestuar i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj është rikthyer në ambientet e Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për tu marrë në pyetje. Siç mësohet, Veliajt i është komunikuar edhe një akuzë e re, ajo e "futjes ose mbajtja e sendeve të ndaluara në institucionin e ekzekutimit të vendimeve me burgim në bashkëpunim”. Kjo vepër penale dyshohet se i atribuohet futjes së celularit në qeli, përmes të cilit Veliaj ka postuar vazhdimisht në profilin e tij në Facebook. Kur kjo vepër penale kryhet në bashkëpunim, parashikohet një dënim me burgim nga pesë deri në dhjetë vjet. Në qeli, Veliaj dyshohet se ka futur edhe dokumenta të ndryshëm.

Poll

MOS HUMB