Video

Kokaina në Frakull! 2 'pentito' pritet 'zbërthejnë' grupin

Identiteti i të pandehurve ende nuk bëhet i ditur, ndërsa raportohet se njëri prej tyre është shtetas i huaj dhe tjetri shqiptar.

zh.ll
Kokaina në Frakull! 2 'pentito' pritet
Viktor Çervanaku

TIRANË- Prokuroria e Posçme (SPAK) u ka dhënë statusin e bashkëpunëtorit të drejtësisë dy prej të pandehurve të procedimit penal lidhur me laboratorin e drogës në Frakull. Identiteti i të pandehurve ende nuk bëhet i ditur, ndërsa raportohet se njëri prej tyre është shtetas i huaj dhe tjetri shqiptar. Bashkëpunëtorët e drejtësisë raportohet të kenë dhënë emra dhe episode të reja si të përfshirë në aktivitetin kriminal. Numri i personave të identifikuar gjatë këtij operacioni ka shkuar në 15. Droga u zbulua në nëntor të vitit 2022 në banesën e ish-kryetarit socialist të ish-komunës Frakull në Fier, Viktor Çervanaku e cila ishte kthyer në një laborator kokaine. Sasia dyshohet se u soll nga Kolumbia e fshehur në një ngarkesë me pleh organik artificial. Pasi u zhdoganua në Tiranë, u transportua në fshatin Frakull e Madhe, në Fier, ku u bë dhe sekuestrimi i lëndës narkotike nga policia gjyqësore.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB