Video

Kërkuan përjshtimin e Ballës, “Etika” rrëzon kërkesën e PD-së

PD kishte depozituar një kërkesë në parlament, ku kërkonin që kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, të përjashtohej për 30 ditë nga punimet e Kuvendit.

zh.ll
Kërkuan përjshtimin e Ballës, “Etika”
Taulant Balla

TIRANË-Sekretariati i Etikës ka rrëzuar kërkesën e Partisë Demokratike për të marrë masa disiplinore ndaj kreut të Grupit Parlamentar të PS-së, Taulant Balla. PD kishte depozituar një kërkesë në parlament, ku kërkonin që kreu i Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, të përjashtohej për 30 ditë nga punimet e Kuvendit. Partia Demokratike pretendoi se gjatë seancës të datës 11 dhjetor, Balla ka përdorur gjuhë fyese ndaj grupit parlamentar të opozitës në Kuvend. "Flisni për lepuj, por për folët për lepuj duhet të flisni edhe për zagarët, sepse lepurin në pritë e sjell zagari", është kjo frazë e Ballës që është bërë shkak për kërkesën e PD-së. PD akuzoi edhe kryetarin e parlamentit, Niko Peleshi, se ai nuk kishte marrë asnjë masë, pavarësisht fyerjeve të Ballës.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB