Video

Kampionati i Taekwondo në Tiranë; trajneri qëllon me shuplakë 8-vjeçaren

Sipas mediave serbe, 8-vjeçarja Valina Fetia u qëllua me shuplakë nga trajneri i saj.

k.m.

Kampionati i Taekwondo në Tiranë; trajneri qëllon me
Momenti nga video

TIRANË- Një incident ka ndodhur në Kampionatin Europian të Taekwondo-së për Fëmijë në Shqipëri. Sipas mediave serbe, 8-vjeçarja Valina Fetia u qëllua me shuplakë nga trajneri i saj. Emrin e tij mediat serbe nuk e kanë bërë me dije, por shkruajnë se trajneri ishte nga Kosova.

Në një moment ai e ka thirrur 8-vjeçaren dhe e ka qëlluar me shuplakë në faqe, aq fort sa e mitura ra në tokë. Arbitri i tronditur ka reaguar menjëherë, duke tentuar të ndalojë trajnerin. Por trajneri i kërkoi që të mos përfshihej. Nga ajo që raportohet në mediat serbe, tani trajneri është pezulluar për 6 muaj.

MOMENTI ME VIDEO:

Poll

MOS HUMB