Video

Simulimi i frikshëm; ç'ndodh me trupin nëse bie në një vrimë të zezë

Një vrimë e zezë është pika në hapësirë-kohë në të cilën forcat gravitacionale janë aq të mëdha sa asgjë - madje as grimcat dhe rrezatimi elektromagnetik si drita - nuk mund të shpëtojnë prej saj.

k.m.
Simulimi i frikshëm; ç'ndodh me trupin nëse bie në
Foto nga videoja

TIRANË- Një YouTuber ka ngarkuar një video tronditëse që tregon se çfarë do të ndodhte me trupin e njeriut nëse ai binte në një vrimë të zezë në hapësirë. Një vrimë e zezë është pika në hapësirë-kohë në të cilën forcat gravitacionale janë aq të mëdha sa asgjë - madje as grimcat dhe rrezatimi elektromagnetik si drita - nuk mund të shpëtojnë prej saj.

NASA i rendit vrimat e zeza ndër objektet kozmike më misterioze që “nuk kuptohen plotësisht.

“Këto objekte nuk janë vërtet vrima. Ato janë përqendrime të mëdha të materies të paketuara në hapësira shumë të vogla,”- shpjegon agjencia hapësinore.

YouTuber Zack D. Films kohët e fundit ngarkoi një video në kanalin e tij që tregon se çfarë do të ndodhte nëse dikush bie në një vrimë të zezë.

Ai thotë: Nëse dikush bie në një vrimë të zezë, tërheqja gravitacionale do ta streçojë trupin që afrohet. Ndërsa afrohet, graviteti në këmbë do të jetë shumë më i fortë se në kokë. Në këtë pikë, koha duket se po ngadalësohet për një person që e sheh gjithçka nga jashtë, por për dikë që bie në vrimën e zezë, koha duket sikur përshpejtohet. Në fund trupi shtypet nga graviteti dhe humbet brenda vrimës së zezë.

MOMENTI ME VIDEO: 

/ZËRI

Poll

MOS HUMB