
TIRANË- Gruaja e Roan Brahimit, e cila dyshohet të ketë qenë shënjestra e atentatit të ndodhur një natë më parë në Tiranë, ka mohuar të ketë konflikte. Ajo është thirrur për tu marrë në pyetje nga grupi hetimor, pas atentatit në të cilin mbetën të plagosur katër persona, dy prej të cilëve të mitur. Beqo thotë se nuk e përjashton mundësinë që dikush mund të ketë dashur ta sulmojë për shkak të konflikteve që ka pasur bashkëshorti i saj i ndjerë, Roan Brahimi.
Autorët u ngatërruan pasi makina tip “G Class” ku udhëtonin Arens Stafa, 34 vjeç, Marko Bardhi Demiraj, 17 vjeç, Dior Demiraj, 11 vjeç dhe Kian Mullaj, 19 vjeç kishte vetëm një shkronjë ndryshe nga ajo e Beqos. Madje, e reja jetonte në të njëjtin kompleks vilash në Lundër, me familjen Demiraj. Tashmë të katërt ndodhen në spitalin e Traumës, por 11-vjeçari është në gjendje të rëndë.