
TIRANË-Mbrëmjen e 25 prillit 19-vjeçari Kristi Fufi, djali i ish-deputetit të PD, Mhill Fufi u dhunua nga disa persona në rezidencën 'Long Hill', Tiranë. Sipas burimeve policore, kanë qenë disa persona me makinë që kanë mbërritur në lokalin ku po qëndronte Kristi Fufi. Persona ende të paidentifikuar me shkopinj dhe sende te forta dhunuan 19-vjeçarin. Një prej agresorëve ka pasur një armë në dorë por nuk ka qëlluar. Të riut i janë shkaktuar dëmtime në kokë dhe trup si pasojë e goditjes me sende të forta. Në lidhje me ngjarjen nën hetim është vendosur një 38-vjeçar, ndërsa ende nuk janë identifikuar dhe kapur personat e tjerë të përfshirë në dhunimin e 19-vjeçarit.
/ZËRI