Video

Deputeti Asllan Dogjani merret i pandehur nga SPAK

Në sqarimin publik që ka publikuar SPAK, thuhet se deputeti Dogjani ka blerë një apartament në vitin 2006 dhe e ka paguar me 121 mijë euro kesh, në mënyrë që të fshehë burimin e të ardhurave.

F.m
Deputeti Asllan Dogjani merret i pandehur nga SPAK
Asllan Dogjani

TIRANË- Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka marrë të pandehur deputetin e Partisë Demokratike, Asllan Dogjani. Ndaj këtij të fundit është ngritur akuza për deklarim të rremë pasurie. Në sqarimin publik që ka publikuar SPAK, thuhet se deputeti Dogjani ka blerë një apartament në vitin 2006 dhe e ka paguar me 121 mijë euro kesh, në mënyrë që të fshehë burimin e të ardhurave. Struktura e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar shton se më 24 Mars 2010, deputeti deklaroi se kishte përfituar një apartament banimi me sipërfaqe 128.4 m2, i cili ndodhet në rrugën “Hamid Shijaku” në Tiranë, nga shoqëria e ndërtimit “Protial". Apartamentin, deputeti tha se e kishte marrë në këmbim të konsulencave juridike që i kishte ofruar kompanisë. Të njëjtin qëndrim e mbajti edhe në deklarimin e pasurisë që bëri më 16 Qershor 2023. Por, sipas SPAK, hetimet kanë zbuluar se për apartamentin, deputeti ka paguar kesh shumën prej 121.980 eurove. /ZËRI

 

Poll

MOS HUMB