Video

Barometri 2025, 50 përqind e bizneseve japin ryshfet në administratë

Anketa e Barometrit 2025 tregon se klima e perceptuar e korrupsionit në marrëdhëniet mes biznesit dhe administratës në Shqipëri është përkeqësuar

zh.ll
Barometri 2025, 50 përqind e bizneseve japin ryshfet në
FOTO ILUSTRUESE

TIRANË- Ryshfeti që bizneset paguajnë ndaj administratës publike është rritur ndjeshëm gjatë vitit 2025 sipas të dhënave të fundit nga Barometri i Ballkanit, të cilat tregojnë përkeqësim të perceptimit të bizneseve në Shqipëri lidhur me pagesat e parregullta, pavarësisht se pjesa më e madhe e shërbimeve po kalon online. Në vitin 2024, rreth 41% e bizneseve shqiptare shpreheshin se “priren të pajtohen” ose ishin “plotësisht dakord” me pohimin se është e zakonshme të paguhen pagesa apo dhurata shtesë për të mbaruar punët me zyrtarët. Në vitin 2025, kjo përqindje shkon në 50%, me rritje 9 pikë përqindje brenda vetëm një viti të bizneseve që e konsiderojnë ryshfetin si praktikë të zakonshme. Anketa e Barometrit 2025 tregon se klima e perceptuar e korrupsionit në marrëdhëniet mes biznesit dhe administratës në Shqipëri është përkeqësuar, pasi gjithnjë e më shumë biznese që e shohin pagesën e ryshfetit si pjesë të zakonshme të funksionimit të sistemit.

/ZËRI

Poll

MOS HUMB